Në Japoni u shpik një aparat, i cili bën të mundur lëvizjen e objekteve nëpërmjet forcës së mendimit. Pajisja është një lloj kapele me kabllo dhe sensorë, me anë të të cilëve llogaritet ndryshimi më i vogël i presionit të gjakut dhe impulset e trurit.

Në këtë mënyrë, gjatë eksperimentit, njeriu pa lëvizur me anë të forcës së mendimit mund të lëvizë karrocën e invalidit në drejtimin e duhur, të hapë perdet, të ndezë dhe të fikë televizorin dhe dritën në dhomë.

0Sipas planit të kompanisë zhvilluese të tij, deri në vitin 2020 ndoshta mund të realizohet prodhimi industrial i pajisjes në fjalë. Aparati duhet t’u lehtësojë jetën njerëzve me aftësi të kufizuara fizike.