Qeveria e Japonisë i është drejtuar me një protestë zyrtare SHBA-së në lidhje me një incident të ri, në të cilin janë përfshirë sërish ushtarakët amerikanë. Në ishullin Okinawa një ushtar 24-vjeçar amerikan pasi u deh paq në bar hyri me forcë në një apartament, i cili ndodhej në të njëjtën ndërtesë me lokalin. Ai rrahu të riun që gjeti atje dhe theu televizorin. Pas kësaj ushtari i dehur u hodh nga kati i tretë dhe si pasojë mori trauma të rënda.

0Ndërkohë në ishull është vendosur ora e ndalim-qarkullimit për ushtarakët amerikanë - ata nuk mund të largohen nga baza e tyre në mbrëmje dhe gjatë natës. Këto masa janë marrë pasi dy marinsa përdhunuar një grua japoneze në barin lokal.