Katër anije kineze patrullimi hynë sot në zonën pranë ishujve Senkaku (Diaoyu), të cilat Tokio i konsideron si ujërat e veta territoriale. Rojet bregdetare japoneze nëpërmjet radios kërkojnë prej tyre që të largohen nga kjo zonë, por ende nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim. Disa anije të Kinës që prej dy javësh lundrojnë në këtë zonë.

0Konflikti midis Kinës dhe Japonisë mbi pronësinë e ishujve u përshkallëzua në shtator, kur qeveria e Japonisë bleu nga pronarët e tyre privatë, këta të fundit qytetarë japonezë, një pjesë të ishujve për të cilët ka pretendime Kina.