Autoritetet izraelite pranuan kryerjen e vrasjes së Zëvendësit të ish-Kreut të Palestinës Yasir Arafat në vitin 1988.

0Thashethemet se Izraeli ishte i përfshirë në vdekjen e Khalil al-Wazir, i njohur më tepër si Abu Jihad, qarkullonin tashmë që prej kohësh. Por vetëm tani censurat ushtarake e lejuan gazetën “Yediot Ahronot” të botojë informacionin që konfirmon këtë fakt, të marrë nga gazetarët 12 vjet më parë, duke përfshirë këtu edhe botimin e një interviste me ushtarakun tashmë të ndjerë, i cili kryesoi operacionin për likuidimin e tij fizik.