Të premten në Itali policia konfiskoi një sasi të madhe kokaine, njoftojnë mediat lokale.

Sipas të dhënave të tyre, 195 kg kokainë e dërguar prej narkotrafikantëve nga Brazili për përpunim të mëtejshëm të saj në Itali dhe vende të tjera evropiane u gjet gjatë një kontrolli në portin e qytetit të Gioia Tauro në rajonin jugor të Kalabrisë.

Informacion në lidhje me arrestimin e trafikantëve të dyshuar të drogës tani për tani nuk ka.