Kryeministri i ri i Gjeorgjisë Bidzina Ivanishvili i propozoi Mikhaill Saakashvilit të transferohet në ndërtesën e Zyrës shtetërore, ku një kat i tërë është përgatitur për Presidentin. Kryeministri nënvizoi se shpenzimet për mirëmbajtjen e Pallatit presidencial janë shumë të larta për shtetin. Paratë e kursyera është propozuar t’u jepen refugjatëve dhe të varfërve. Megjithatë Saakashvili e hodhi poshtë këtë propozim.

Sipas statusit ky pallat vitin e ardhshëm do ti takojë Ivanishvilit, por ai nuk ka ndërmend të transferohet atje.