Kryeministri rus Dimitri Medvediev mendon se anëtaret e grupit Pussy Riot mund të lirohen tashmë nga burgu.

"Për mua të tilla shfaqje nuk janë të këndshme", - tha Medvediev të premten në një takim me fituesit e olimpiadave shkencore ndërkombëtare, duke iu përgjigjur pyetjes nëse anëtarët e grupit Pussy Riot do të lirohen para kohe nga burgu apo jo. - "Por me burgim unë ato nuk do t’i dënoja po të isha në vendin e gjyqtarit, për shkak se nuk mendoj se është e drejtë që ato të vuajnë dënimin me heqje lirie. Ato tashmë kanë kaluar një farë kohe në burg dhe kjo është e mjaftueshme", - nënvizoi Kryeministri.