Fotot lakuriq të Princit Harry e impresionuan kaq fort producentin nga Las Vegas David King, sa që ai i ofroi djalit të Princeshës Diana të luajë në shfaqjen e tij erotike teatrale me titull "Hijet e tundimit". Për këtë producenti amerikan me iniciativë dëshiron t’i paguajë princit 160.000 $.

"Princi Harry këtë verë e tregoi veten si një playboy i vërtetë ... Unë mora kurajon dhe i shkrova Pallatit (Buckingham) për ta ftuar atë në skenë. Kjo është një ofertë serioze",- tha producenti.

Për momentin nuk dihet asgjë mbi reagimin e Princit Harry në lidhje me këtë ofertë kaq të pazakontë.