Astronautja amerikane Sunita Williams dhe kolegu i saj japonez Akihiko Hoshide, pjestarë të ekuipazhit të Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN), dolën të enjten jashtë SKN-së në kozmos të hapur për të riparuar një pajisje në pjesën e jashtme të Stacionit.

Sipas njoftimit të NASA-s, astronautët duhet të ndreqin difektet në sistemin e furnizimit me energji elektrike në segmentin amerikan të Stacionit.

Në fillim të shtatorit Williams dhe Hoshide patën dalë sërish në kozmos të hapur për të riparuar pajisjen elektrike në pjesën e jashtme të kompleksit orbital.