Imazhet e asteroidit “Vesta”, të përftuara nga sonda kërkimore Dawn, pas studimit u dhanë shkencëtarëve mundësinë të nxjerrin konkluzione interesante. Në veçanti, në punën e shkencëtarëve, bëhet fjalë për “rininë e përjetshme” të panatyrshme për trupat kozmike.

Siç doli, asteroidi “Vesta” nuk i nënshtrohet veprimit shkatërrues të erës diellore, për shkak të pranisë së shtresës së trashë mbuluese të grimcave të asteroidit, e cila duke u përzierë vazhdimisht e mbron atë nga ndikimet kozmike.

0Studiuesit besojnë se procese të ngjashme mund të ndodhin edhe në asteroide të tjera të mëdha, duke përfshirë këtu dhe “Cerer” - objekti i radhës i sondës kërkimore Dawn.