Ora, e cila mund të ketë shërbyer për dekorimin e kabinetit të perandorit rus Pavli i Parë (Paul I), u shit në një ankand në Londër për 967 mijë $. Për pronarin e ri të sendit të rrallë nuk dihet asgjë.

0Ora e rafinuar e shekullit të 18-të është prej bronzi me shkëlqim, e zbukuruar me dy figura simetrike të perëndisë së dashurisë (ang. cupid), të cilët shtrijnë duart drejt fushës së orës të mbuluar me porcelan të bardhë dhe me akrepa elegantë në ngjyrë blu të errët. Struktura kurorëzohet nga një vazo katërkëndëshe e praruar, në të cilën qëndron një buqetë me lule të punuara me perla dhe gurë të çmuar.