0Kompania ka përdorur për këtë qëllim sistemin e automatizuar të telefonatave për të intervistuar 685 votues potencialë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012. Përgjigjet e tyre janë mbledhur nga 27-29 tetor, propabiliteti i gabimit në numërim rezulton 3.8%.

Sipas rezultateve të këtij sondazhi, për kandidatin demokrat shprehen të gatshëm të votojnë 47% e zgjedhësve, kurse për republikanin 48%. Avantazhi shumë i vogël i Mitt Romney hyn në margjinën lejueshme të gabimit.

Për shkak të paqëndrueshmërisë ekonomike në vend votuesit i kushtojnë vëmendje, në radhë të parë, aftësisë së presidentit në detyrë për të përmirësuar gjendjen ekonomike në të ardhmen. Dhe në këtë pikë mendimet e votuesve në shtetin Virxhinia u ndanë në mënyrë të barabartë: 49% besojnë në premtimet e Obamës dhe po kaq të tjerë nuk janë të prirur të mendojnë se ai do të përmirësojë ekonominë e vendit.

Në çështjet e politikës së jashtme triumfon me siguri Obama: atë e mbështetën me 51% të votave, ndërsa Romney me 44%.

Preferencat e votuesve të shtetit Virxhinia në lidhje me të dy kandidatët ndryshojnë në varësi të moshës, gjinisë, kombësisë dhe përkatësisë politike.

Përqindja e votave në varësi të përkatësisë etnike

Po ashtu si dhe në shtetet e tjera, Romney vazhdon të ruajë pozitat e veta në mesin e popullsisë së bardhë të Virxhinias: ai arriti të grumbullojë 54% të votave, kurse Obama 41%. Afro-amerikanët mbështesin plotësisht Barack Obama-n: 84% kundrejt 12% të votave. Etnitë e tjera të këtij shteti gjithashtu u shprehën kryesisht në mbështetje të kandidatit demokrat: 52% për Obamën dhe 44% për Romney. Midis popullsisë hispanike opinioni është i ndarë në mënyrë gati të barabartë: 46% për Obamën, 45% për Romney.

Ndarja e votave në varësi të moshës së votuesve

Të rinjtë e grupmoshës nga 18-29 vjeç janë të prirur të votojnë për presidentin aktual: 59% kundrejt 35%; të pavendosur, të papërcaktuar janë vetëm 6% e votuesve. Grupi tjetër moshor nga 30-49 vjeç po ashtu voton në favor të kandidatit demokrat: 52% për Obama-n, 42% për Romney. Brezi më i vjetër i grupmoshës nga 50-64 vjeç mbështet Romney: ai i jep 51% të votave republikanit dhe 45% Obama-s. Kurse zgjedhësit mbi 65 vjeç mbështesin 53% Romney dhe 44% Obama-n.

Ndarja e votave sipas gjinisë

Femrat kanë shfaqur simpati për Barack Obama-n: atij i dhanë 51% të votave, kurse Romney 46%. Zgjedhësit e gjinisë mashkullore i dhanë 49% të votave Romney dhe 47% Obama-s.

Përqindja e votave në bazë të përkatësisë partiake

Në shtetin Virxhinia votuesit janë besnikë ndaj partive të tyre: për Obama-n votojnë 93% e demokratëve, për Romney 94% e republikanëve.

0Në këtë shtet të lëkundur Romney gëzon gjithashtu popullaritet në mes të votuesve të papartishëm dhe atyre që mbështesin kandidatët alternativë. Shumica do të votojë për kandidatin republikan, ndërsa atë demokrat do ta mbështesin vetëm 39% e votuesve të tillë.