Rreth 54% e të anketuarve deklaruan se Barack Obama duhet të fitojë në zgjedhjet e pritshme, ndërkohë kur 34% shprehen se ata besojnë në fitoren e kandidatit republikan Mitt Romney. Rreth 11% e të anketuarve pranuan se nuk kishin ndonjë mendim rreth kësaj çështje. Për këto dëshmojnë të dhënat e sondazhit të "Gallup".

“Gallup” thekson se sondazhe të tilla parashikuan fituesit në votime në zgjedhjet e katër herëve të fundit.

0Sondazhi u krye para uraganit "Sandy" - më 27 dhe 28 tetor. Mediat vënë në dukje se rejtingu i Obama-s do të rritet pas veprimeve të tij gjatë kohës së uraganit. Presidenti ndërpreu fushatën parazgjedhore dhe deklaroi se ai synon të koordinojë personalisht punën për rimëkëmbjen e rajoneve të prekura nga fatkeqësia natyrore.