Në Madrid tre vajza të reja të moshës nga 18-25 vjeç gjetën vdekjen dhe dy të tjera ndodhen në spital në gjendje kritike për jetën si rezultat i shtypjeve, që ndodhën në një koncert të mbajtur me rastin e Halloween. Për këtë njoftojnë mediat lokale.

0Tragjedia ndodhi në kompleksin sportiv dhe argëtues “Madrid Arena de la Casa de Campo” të enjten herët në mëngjes. Gjatë festimit dikush hodhi një fire në mes të turmës, duke shkaktuar me këtë panik dhe shtypje në mes të turmës. Policia aktualisht po zhvillon hetime për të identifikuar autorët e tragjedisë.