Trupat qeveritare siriane sulmuan grupet e armatosura opozitare në afërsi të Damaskut. Sipas njoftimeve të mediave lokale, aeroplanët gjuajtës sulmuan bazat militante në rrethinat veriore të kryeqytetit sirian. Sulmet ajrore u ndërmorrën për shkak se militantët, duke shfrytëzuar kohën e veprimit të armëpushimit, u rikthyen dhe u pozicionuan në periferitë e Damaskut.

0Në rrethinat jugore të kryeqytetit forcat speciale të ushtrisë po përpiqen të zmbrapsin rebelët nga zonat e marra nën kontroll prej tyre. Një situatë fort e tensionuar vazhdon të ruhet edhe në qytetin e dytë më të madh të Sirisë - Aleppo.