Si rezultat i një tjetër sulmi të forcave të opozitës siriane u vranë 28 ushtarë, njoftoi të enjten Këshilli Mbikëqyrës i të Drejtave të Njeriut në Siri me seli në Londër.

Opozita siriane ndërmorri sulme në tre pika kontrolli të ushtrisë siriane në qytetin Sarakeb, në afërsi të kufirit me Turqinë.

Liderët e opozitës në këtë qytet i konfirmuan vëzhguesve se sulmi u krye nga disa grupe, theksoi organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Gjithashtu është njoftuar edhe për vrasjen e pesë rebelëve gjatë përleshjeve.