Këtë mendim shprehu në një intervistë me gazetarët Ministri i Mbrojtjes i Rusisë Anatoli Serdjukov. Ai rikujtoi se gjashtë muaj më parë disa analistë pohuan, se forcat qeveritare në Siri nuk janë në gjendje të luftojnë. Por zhvillimi i situatës tregoi falsitetin e këtyre pohimeve. Megjithatë, sipas fjalëve të Ministrit, konflikti në Siri, në formën e vet aktuale, "nuk do të sjellë asgjë të mirë".

0Protestat dhe veprimet masive antiqeveritare në Siri shpërthyen në pranverën e vitit të kaluar dhe më pas përshkallëzuan në një konfrontim të hapur të armatosur midis autoriteteve dhe opozitës.