Policia arrestoi keqbërësin, i cili hapi zjarr me armë në Universitetin e Kalifornisë Jugore gjatë festës së organizuar me rastin e “Halloween” në mbrëmje vonë ditën e mërkurë, më 31 tetor.

Sipas njoftimeve të organeve të ruajtjes së rendit, të paktën katër vetë u plagosën dhe u dërguan në spital. Gjendja shëndetësore e njërit prej tyre vlerësohet si kritike.

0Dëshmitarët okularë të ngjarjes treguan se incidenti ndodhi në pikën kulmore të festës, të organizuar nga një grup studentësh, ku u mblodh një numër i madh mysafirësh. Aktualisht po zhvillohen hetime mbi detajet e incidentit.