Avioni norvegjez i kompanisë Wideroe, që po kryente fluturimin nga Trondheim në Mosjen (distanca mes qyteteve - rreth 350 kilometra), u kthye mbrapa pak minuta para uljes.

Kompania ajrore e shpjegoi kthimin mbrapsht të avionit me domosdoshmërinë për të zbatuar legjislacionin norvegjez të punës.

Ditës së punës së ekuipazhit, që po kryente fluturimin në Mosjen, po i vinte fundi dhe në rast uljeje ata do të mbeteshin në atë qytet. Meqë në Mosjen nuk kishte ekuipazh rezervë, kjo do të shkaktonte anullimin e fluturimeve të tjera të mbrëmjes që do të prekte 200 persona, ndërkohë që në bordin e avionit "të kthyer" ndodheshin 40 pasagjerë.