Gjashtë marinarët rusë dhe një estonez, të rrëmbyer në Nigeri, u liruan të enjten në mëngjes. Nuk ka asnjë njoftim mbi detajet e lirimit.

Piratët më 15 tetor sulmuan një anije, e cila i përkiste kompanisë frenceze “Bourbon Liberty 249”. Ata morën peng ekuipazhin udhëzues, i përbërë nga të huaj, duke lënë të lirë marinarët nigerianë.

0Më parë, Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë deklaroi se qëllimi i rrëmbimit ishte marrja e një shpërblimi kundrejt lirimit të pengjeve.