Autoritetet çeke dhe sllovake ranë dakord për zhvillimin e bashkëpunimit tekniko-ushtarak dhe në kuadër të kësaj marrëveshjeje vendet kanë ndërmend të zbatojnë një program të prokurimit të përbashkët të stacioneve të reja të radiolokacionit (radarëve) në terren. Marrëveshja përkatëse u nënshkrua nga Kryeministri çek Petr Necas dhe homologu i tij sllovak Robert Fico.

Siç pritet, ministritë e mbrojtjes të të dyja vendeve do të nisin zbatimin e programit të prokurimit të përbashkët të radarëve në fillim të vitit 2013.