0Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara doli shumë më i aftë dhe më i informuar se sa kundërshtari i tij. Kandidatët folën për Afganistanin, Sirinë, Iranin, Irakun, Libinë, Egjiptin dhe Izraelin. Dhe ndërkohë nuk thanë as edhe një fjalë në lidhje me Ballkanin, mbi situatën në Serbi. Dhe kjo është plotësisht e kuptueshme: në vitet e fundit, nga pikëpamja e Uashingtonit, në Ballkan situata e përgjithshme paraqitet relativisht e qetë.

Tani për çdo president amerikan është tejet e rëndësishme status quo-ja në Ballkan. Sllovenia tashmë ka hyrë në NATO dhe në BE. Kroacia është gjithashtu një nga anëtaret e NATO-s dhe me një këmbë në Bashkimin Evropian. Tani radhën e ka Mali i Zi. Është plotësisht e mundur që edhe Beogradit t’i premtohet pranimi i shpejtë në BE, kurse më pas edhe në NATO në këmbim të mbështetjes së pakushtëzuar nga ai të politikës së Uashingtonit. Nëse Beogradi do të fillojë të përmbushë këto kushte, atij do t’i japin menjëherë "dritën jeshile".

Dhe ja pikërisht me këtë çështje po merret në mënyrë mjaft aktive tani Uashingtoni. Një muaj e gjysëm para zgjedhjeve presidenciale në Beograd mbërriti Ambasadori i ri amerikan Michael Kirby. Ai është një diplomat me shumë përvojë dhe i mirinformuar. Pyetjes së korrespondentit të FoNet-it në lidhje me atë, se çfarë do të ndodhë në rast të fitores së Romney, Ambasadori iu përgjigj troç: "Unë nuk mendoj se në qoftë se në Shtëpinë e Bardhë do të vijë një republikan, ne do të duhet të ndryshojmë kursin e politikës sonë të jashtme. Për ne aktualisht është e rëndësishme një temë - Kosova. Kjo është përparësia jonë".

Michael Kirby është shprehur në mënyrë të përsëritur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtojnë kategorikisht ndarjen e Kosovës në dy pjesë. Sipas mendimit të Uashingtonit, Beogradi dhe Prishtina duhet të arrijnë në marrëveshje me njëri-tjetrin. Ndërkaq, duhet thënë, se me Presidentin serb Tomisllav Nikoliq Ambasadorit të ri amerikan Michael Kirby i ka ngecur sharra në gozhdë. Siç u shpreh Lideri i Serbisë në intervistën e vet dhënë Kompanisë televizive të Maqedonisë "Sitel": "Në të gjitha bisedat me përfaqësuesit zyrtarë të Bashkimit Evropian unë them krejtësisht hapur, se në 100 vitet e ardhshme në Serbi nuk do të lindë ai njeri që të njohë pavarësinë e Kosovës dhe Metohisë".

0Por SHBA-të nuk i lenë të mbulohen nga pluhuri i harresës prioritetet e veta. Më 31 tetor në Beograd kanë qenë me vizitë Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë Catherine Ashton. Dhe ato folën mbi dialogun e ardhshëm midis Beogradit dhe Prishtinës.