Tajfuni "Son-Tinh", që ka përfshirë pjesën jugore të Kinës, ka çuar në evakuimin e më shumë se 150.000 njerëzve. Humbja ekonomike nga pasojat e tij përbëri 1.24 miliardë juan, shumë kjo ekuivalente me rreth 200 milionë $.

0Tajfuni i 23-të tropikal, që nga fillimi i këtij viti, goditi pa mëshirë të hënën jugun e Kinës. Shirat e rrëmbyer dhe era e fortë të shkaktuara prej tij kanë çuar në vdekjen e të paktën një person në ishullin e Hainan. Fati i gjashtë banorë të tjerë të ishullit tani për tani mbetet i panjohur. Sipas të dhënave të autoriteteve lokale, në provincën ishullore janë shkatërruar apo dëmtuar rëndë më shumë se 2.000 mijë shtëpi. Një situatë e ngjashme vërehet edhe në Rajonin Autonom Guangxi-Zhuang të Kinës.