Në Kinën ka mundësi që familjeve t’u lejohet lindja e fëmijës së dytë. Domosdoshmëria e reformës u deklarua nga demografë me autoritet, sipas studimit të të cilëve "politika e një fëmije" shpie në plakjen e popullsisë.

Fondacioni kërkimor për zhvillimin e Kinës ka përgatitur një raport, në të cilin deklarohet se reforma do të duhet të zbatohet në tre vitet e ardhshme. Megjithatë autoritetet kineze mbrojnë politikën e një fëmijë për familje, duke deklaruar se ajo ka penguar lindjen e qindra miliona njerëzve dhe ka ndihmuar shumë familje të dalin nga varfëria.