Kina propozon arritjen e një armëpushimi hap pas hapi në Siri. Kjo nismë u deklarua nga Ministri i Jashtëm i vendit Yan Czechi në takimin e mbajtur me Përfaqësuesin e posaçëm të OKB-së dhe Lidhjes së Shteteve Arabe për Sirinë Lakhdar Brahimi.

Sipas njoftimeve të medias, diplomati gjithashtu shprehu keqardhjen e Pekinit për dështimin e deritanishëm të arritjes së marrëveshjes mbi armëpushimin në Siri gjatë festës myslimane të Kurban Bajramit.