Një nga prodhueset më të mëdha të aeroplanëve civilë - kompania kanadeze “Bombardier” - filloi bisedimet me zyrtarët dhe sipërmarrësit rusë për organizimin e prodhimit të produktit të saj në Rusi. Fjalë bëhet për montimin e aeroplanëve rajonalë me turboelikë “Q-400”.

0Kompania ka në plan jo vetëm të montojë avionët, por dhe të prodhojë në Federatën Ruse disa pjesë këmbimi për ta. Montimi dhe prodhimi i aeroplanëve “Q-400” do të fokusohet për daljen në tregun global. Supozohet se tregu rus do të marrë rreth 20 avionë të rinj në vit.