Në Japoni, në ishullin Kiusju, arritën shëndoshë e mirë për të kaluar dimrin 23 kojrillat (krillat) e parë të zeza nga parku kombëtar biosferik rus "Daurskij" në Transbaikalia.

Ky park kombëtar është një nga vendet më të rëndësishme të qëndrimit gjatë migrimit të kojrillave të zeza, të cilat ndodhen nën rrezikun global të zhdukjes. Foletë e tyre ata i ndërtojnë kryesisht në Jakuti, në kënetat të pabanuara me mushqe të Tajgës.

Studimi i migrimit të këtyre kojrillave me ndihmën e transmetuesve të vegjël satelitorë, të vendosur në këmbët e tyre, tregoi se ata kryesisht e kalojnë dimrin në Japoni, në ishullin Kiusju. Një numër i vogël i këtyre shpendëve e kalon dimrin në Kinë - në liqenin Pojang në rrjedhën e ulët të lumit Jance.

Në mënyrë që shpendët të dimërojnë të sigurtë në Japoni, ato i ushqejnë çdo ditë në një vend të caktuar duke i hedhur grurë.