Presidenti rus Vladimir Putin më 8 nëntor do të takohet me Presidentin izraelit Shimon Peres, i cili do të vijë në Moskë me një vizitë pune, njoftoi të enjten shërbimi për shtyp i Kremlinit.

Supozohet se krerët e shteteve do të diskutojnë çështjet kyçe të bashkëpunimit dypalësh, do të shkëmbejnë pikëpamjet mbi çështjet më aktuale rajonale, duke përfshirë situatën në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, si dhe perspektivat për rifillimin e procesit të negociatave izraelito-palestineze.