Zv. Presidenti i Irakut Tariq Al-Hashimi është dënuar me vdekje. Të enjten gjykata konsideroi si të provuar faktin se ai ka urdhëruar truprojat e veta të vendosin eksploziv nën makinën e një oficeri të Ministrisë së Brendshme. Më parë ky politikan sunit, Kreu i Partisë Islamike të Irakut, është dënuar me varje për "veprimtari terroriste": për përfshirje në shpërthime dhe vrasje në periudhën nga viti 2005 deri në vitin 2011.

Si aktdënimi i parë, ashtu dhe i dyti janë dhënë në mungesë, pasi Al-Hashemi ka gjetur strehim në Turqi. Ai pohon se akuzat e ngritura kundër tij kanë "nëntekst konfesional", ndërsa Kryeministri Nouri al-Maliki, si shiit që është, përndjek sunitët.