Presidenti i Venezuelës Hugo Chávez do të votonte për kandidatin presidencial Barack Obama në zgjedhjet e pritshme amerikane, nëse do të kishte qenë qytetar i SHBA-ve. Për këtë deklaroi vetë politikani, duke theksuar gjatë kësaj se Kreu aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është "djalë i mirë".

0Ai shtoi se në qoftë se Barack Obama do të kishte jetuar në Venezuelë, në zgjedhjet presidenciale në vend me siguri do të kishte mbështetur Hugo Chávez-in. Në të njëjtën kohë, pavarësisht nga këto fjalë të ngrohta, marrëdhëniet midis dy vendeve vazhdojnë të mbeten të tensionuara, ndërsa që nga viti 2010 ambasadorët në Karakas dhe Uashington nuk punojnë më.