Ditën e mërkurë parlamentit të Greqisë iu paraqit parashikimi i ri i buxhetit dhe rritjes së borxhit shtetëror - vlerësimet e vetë grekëve rezultuan shumë më pesimiste se parashikimi i FMN-së. Sipas vlerësimit të ri, vitin e ardhshëm borxhi shtetëror kundrejt GDP-së do të rritet deri në 189%, ndërsa në vitin 2014 - deri në 192% të GDP-së. Parashikimi i autoriteteve greke rezultoi të ishte më i keq madje dhe se  skenari më negativ i FMN-së: Fondi i premtoi vendit nivelin e borxhit shtetëror të barabartë me maksimum 171% të GDP-së.

Programi i ndihmës përcaktoi objektivin për qeverinë greke - në vitin 2020 borxhi shtetëror duhet të ulet deri në 120% të GDP-së. Parashikimi i ri vërtetoi edhe një herë se ky objektiv ka gjasa të mos plotësohet.