Gjatë ekspeditës "Arctic-2012", e cila përfundoi më 11 tetor, u morrën të dhëna që konfirmojnë kufijtë e jashtëm të shelfit kontinental të Rusisë në Oqeanin e Ngrirë të Veriut. Tani Rusia mund të përgatisë në vitin 2013 kërkesën e përditësuar për ta drejtuar në Komisionin e OKB-së në lidhje me këto territore.

0Sondimi i thellë sizmik në të tilla gjerësi gjeografike u zhvillua për herë të parë në Rusi dhe në botë. Shkencëtarët studjuan strukturën e kores së Tokës nga rrafshnalta e Mendelejevit deri tek ultësira e Çukotskit, natyra kontinentale e të cilit është vërtetuar. Struktura e rrafshnaltës së Mendelejevit konfirmon gjithashtu origjinën e saj kontinentale.