Riarmatimi i Trupave Raketore ruse të Destinacionit Strategjik (TRDS) me komplekset "Topol-M" do të përfundojë plotësisht deri në fund të vitit 2012, njoftoi Zv. Komandanti i TRDS Valeri Mazurov.

Në dhjetor të këtij viti do të hyjë në dezhurn luftarak në përbërje të plotë njësia e trupave raketore Tatishjev (Qarku Saratov) së bashku me komplekset "Topol-M".

Divizioni i raketave Teikov i TRDS (Qarku Ivanovo) ka hyrë tashmë në dezhurn luftarak me komplekset e raketave të lëvizshme "YARS" dhe "Topol-M".