Niveli mesatar i papunësisë në 17 vende të zonës së euros në shtator u rrit deri në 11.6% të popullsisë së aftë për punë. Në gusht ky tregues ishte 11.5%, njofton Agjencia Statistikore Evropiane Eurostat.

Pragu kritik i papunësisë 25% (një e katërta e popullsisë së aftë për punë) është tejkaluar në Spanjë me (25.8%) dhe në Greqi me (25.3%). Tendenca e rritjes së vazhdueshme të papunësisë në zonën e euros mbetet e pandryshuar për 1.5 vitet e fundit.

Në të njëjtën kohë shkalla më e ulët e inflacionit është regjistruar në Austri (4.4%) dhe Luksemburg (5.2%), vendin e tretë e ndanë mes tyre Gjermania dhe Holanda me 5.4%.