Tregu botëror i verës aktualisht po përjeton një krizë serioze të shkaktuar, në radhë të parë, nga kushtet e rënda klimatike në Francë dhe Itali. Për këtë njoftoi sot gazeta "The Daily Telegraph" me referim te raporti i Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës Ndërkombëtare të rrushit dhe verës Federico Castellucci.

Këtë vit prodhimi global i pijes alkoolike do të reduktohet me 6.1%, duke arritur në nivelin e vitit 1975.

0Vjeljet jo të bollshme të rrushit në mënyrë të pashmangshme do të çojnë në rritjen e çmimeve të verës. Ato mund të reduktojë ndjeshëm edhe furnizimin e verërave në treg.