Sindikata e bashkëpunëtorëve të televizioninit shtetëror të Greqisë kërcënon të zhvillojë një seri grevash 24-orëshe si dhe të ndërmarrë veprime të tjera protestë në përgjigje të pushimit nga puna të prezantuesve, të cilët u shprehën në mënyrë kritike në adresë të qeverisë, shkruan ditën e mërkurë gazeta britanike “The Guardian”.

0Pushimi nga puna i prezantuesve u shndërrua në ngjarjen e radhës, e cila acaroi me tej konfliktin e lindur midis mediave greke dhe autoriteteve të bazuar te pikëpamjet e ndryshme të secilës palë në lidhje me përballimin e krizës ekonomike që ka mbërthyer vendin.