Të paktën dy punëtorë u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën si rezultat i një shpërthimi gazi në një kantier ndërtimi anijesh në Yeongam County në jug të Koresë së Jugut, njoftuan për gazetarët të mërkurën burimet e policisë lokale.

Bashkëpunëtorët e grupit të shpëtimit që mbërritën në vendin e ngjarjes deklaruan se ka mundësi të jetë vrarë dhe një punëtor tjetër, i cili deri më tani konsiderohet si i zhdukur pa lënë gjurmë.

0Sipas fjalëve të shpëtuesve, në momentin e shpërthimit në një prej anijeve në ndërtim e sipër ndodheshin 12 punëtorë. Pak para shpërthimit punëtorët ndjenë erën e gazit. Po hetohet rreth shkaqeve të shpërthimit të ndodhur.