Vetëm një sanduiç me proshutë, vezë e djathë, i ngrënë për mëngjes, mund të çojë potencialisht në zhvillimin e sëmundjeve serioze. Në këtë përfundim arritën shkencëtarët kanadezë.

Ata studiuan ndikimin sanduiçëve të pasur me yndyrë në shëndetin e vullnetarëve. Eksperimentet treguan se përdorimi i një ushqimi të tillë për mëngjes vështirëson funksionimin e enëve të gjakut pothuajse deri në drekë. Ndërsa ngrënia e rregullt e sanduiçëve me kalori të lartë në përgjithësi kërcënon me zhvillimin e aterosklerozës.

0Studimi i bërë na kujton se zakonet ushqimore janë baza e parandalimit të sëmundjeve kardiovaskulare.