Në Japoni u miratuan rregullat e reja të funksionimit të centraleve bërthamore. Rrezja e "zonës së sigurisë" rreth elektrostacionit atomik është rritur nga 10 deri në 30 km. Atje në rast aksidenti do të zhvillohen punët për likuidimin e pasojave. Përveç kësaj, tani popullsia që jeton në një rreze prej 5 kilometrash larg stacionit ku ndodh aksidenti, do të evakuohet para matjes së rrezatimit.

0Në mars të vitit 2011 për shkak të cunamit ndodhi një aksident në centralin bërthamor japonez "Fukushima-1". Sipas të dhënave të Komisionit të Posaçëm, shumë njerëz nuk morrën informacionin e duhur dhe nuk kishin asnjë ide mbi shkallën drastike të fatkeqësisë.