Hyrja në Capella Sistina e famshme në mbarë botën mund të kufizohet. Për këtë njoftoi Drejtori i Muzeumeve të Vatikanit Antonio Paolucci.

Sipas fjalëve të tij, veprat e artit të ndodhura në Uratoren e Capella Sistina janë në rrezik. Sistemi i kondicionimit, i projektuar për të larguar kondensantët e frymëmarrjes dhe ndotjet e ndryshme të ajrit, nuk po ia del dot mbanë punës me fluksin e madh të turistëve.

0Në ditë Capella Sistina e pikturuar 500 vjet më parë nga piktori i famshëm Michelangelo Buanarroti e vizitojnë më shumë se 20 mijë njerëz. Pavarësisht ndalimit, vizitorët fotografojnë afresket murale me blic dhe janë shumë të zhurmësh. Të gjitha këto shkaktojnë dëmtimin e monumentit të kulturës.