Rebelët sirianë formuan një brigadë të veçantë me palestinezë, e cila do të luftojë kundër trupave të Presidentit Bashar Al-Assad në provincën e Damaskut, njofton gazeta izraelite "Jerusalem Post".

Në provincën e Damaskut është vendosur kampi më i madh i refugjatëve palestinezë të Yarmouk, në të cilin banojnë rreth 150.000 persona, thekson "Jerusalem Post". Shumë prej tyre mbështesin qeverinë siriane. Gjithsej në Siri banojnë rreth 1 milion palestinezë.

Të martën mes rebelëve dhe refugjatëve palestinezë nga Yarmouku pati përleshje.