Anija kozmike transportuese ruse "Progress" u ankorua me sukses në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SNK) në mënyrë automatike. Ky është ankorimi i dytë i suksesshëm sipas skemës së shkurtuar 6-orëshe, bazuar në të cilën anija kozmike bën vetëm katër rrotullime rreth orbitës. Ankorimi i parë i këtij lloji u krye në gusht.

Një skemë e tillë po planifikohet të përdoret, me shumë gjasa, gjatë fluturimit të anijeve kozmike të pilotuara "Sojuz" që në muajin mars të vitit të ardhshëm. Kjo do të lehtësojë ndjeshëm jetesën dhe do të mbrojë shëndetin e kozmonautëve dhe astronautëve, të cilët janë të detyruar që gjatë dy ditëve të vuajnë nga të ftohtit, mungesa e ushqimit të ngrohtë dhe simptomat e pakëndshme të përshtatjes me gjendjen e mungesës së peshës në hapësirën e ngushtë të anijes kozmike.