Nju Jorku po fillon të marrë veten pas uraganit "Sandy", i cili goditi natën duke u gdhirë e marta bregun lindor të SHBA-ve.

Tani uji në pjesën e ulët të Manhattan-it, zona më e prekur nga fatkeqësia, pothuajse është larguar dhe punonjësit e shërbimeve komunale filluan likuidimin e pasojave të stuhisë. Në qendër të qytetit nisën të punojnë dyqanet ushqimore, kafenetë dhe restorantet. Shumë pronarë kanë rritur çmimet e mallrave më të tregtueshme. Aktualisht në qytet po bie shi, era pothuajse ka pushuar.

0Sipas të dhënave të fundit, si rezultat i uraganit në SHBA gjetën vdekjen rreth 50 persona. Sipas vlerësimeve paraprake, dëmi i shkaktuar nga fatkeqësia natyrore mund të arrijë deri në 20 miliardë dollarë.