Autoritetet e SHBA në vitin fiskal 2012 shpenzuan për operacionet e zbulimit 700 milionë dollarë më pak se vitin e kaluar, duke reduktuar për herë të parë shpenzimet e zbulimit, shkruan gazeta “The Washington Times”.

"Ky është reduktimi i parë në financimin e shërbimit kombëtar të zbulimit për shumë vite", - njoftoi Përfaqësuesi i Federatës së Shkencëtarëve amerikanë Steven Aftergood. Sipas fjalëve të tij, që nga viti 2007 e deri më tani financimi i programit të zbulimit është rritur vazhdimisht.

0Në vitin 2013 SHBA-të kanë gjithashtu në plan të kursejnë në fushat e "eksplorimit të kozmosit" dhe "sigurisë kombëtare".