0Një nga këto ngjarje u bë publikimi i doktrinës së përditësuar ushtarake amerikane, në të cilën një vëmendje e veçantë i është kushtuar rajonit të Azi-Paqësorit. Ngjarja e dytë ndodhi në kohën e takimit të Barack Obama-s dhe Dimitri Medvediev-it, gjatë të cilit Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke harruar se mikrofoni ishte i hapur, iu lut Presidentit të Federatës Ruse "t’i transmetojë Vladimirit (Putinit)", se pas zgjedhjeve presidenciale udhëheqësi amerikan do të ketë mundësi të tregojnë më shumë fleksibilitet në çështjet që kanë të bëjnë me sistemin e mbrojtjes antiraket (MAR).

Për të kuptuar reagimin e shumë analistëve rumunë ndaj këtyre fjalëve duhet marrë parasysh fakti, se një pjesë e caktuar e komunitetit rumun të ekspertëve është e prirur për ta fetishizuar sistemin e mbrojtjes antiraket (MAR). Në perceptimin e tyre prania e elementeve të sistemit të mbrojtjes antiraket në territorin e Rumanisë është pothuajse një hajmali magjike që do të mbrojë, do të shpëtojë këtë vend nga të gjitha të këqijat. Në veçanti - prej së Keqes kryesore nga Lindja, ndërsa më konkretisht nga përpjekjet e dyshuara nga ana e Rusisë për të përfshirë Rumaninë në sferën e saj të ndikimit. Kurse ideja, se po ato elemente të mbrojtjes amerikane antiraket mund ta shndërrojnë Rumaninë në objektiv prioritar të raketave ruse, ose nuk arrin të perceptohet nga trutë e tyre të larë mirë e mirë, të molepsur nga propaganda amerikane, ose zbohet me sukses prej tyre me përrallat se MAR do ta mbrojë Rumaninë. Megjithëse për çdo specialist kompetent është fare e qartë se MAR destinohet të mbrojë SHBA-të.

Në këtë kontekst është plotësisht i kuptueshëm ai fakt, se elita aktuale rumune nuk e ka fort për zemër Barack Obama-n dhe i dëshiron me gjithë shpirt atij humbjen në zgjedhjet presidenciale. Dashuria e madhe, gati fërgëlluese e saj ndaj republikanit Mitt Romney buron nga perceptimi i gabuar i sfidave e problemeve me të cilat po përballen tani Shtetet e Bashkuara. Analistët, politikanët dhe ekspertët, të cilët janë mësuar të jetojnë në epokën e Pax Americana, dmth në periudhën kur u duk se hegjemonia e Amerikës do të jetë e përjetshme, e kanë vështirë të kuptojnë se Shtetet e Bashkuara u përballën me një krizë sistemike dhe jo me krizën e udhëheqjes.

Shumë rusofobëve europianolindorë u duket sikur Obama "lakohet" (“përulet, nënshtrohet”) para bashkësisë ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, para Rusisë. Ekspertë dhe politikanë të tillë besojnë sinqerisht se ardhja e Mitt Romney në Shtëpinë e Bardhë do të bëhet kohë e kthimit në skenën botërore "të Amerikës së vërtetë" - agresive dhe e pakompromis. Sipas pikëpamjes së tyre, "lideri i fortë" Mitt Romney me përpjekje të magjishme vullneti mund të rikthejë epokën e prosperitetit dhe dominimit amerikan në arenën ndërkombëtare. Makth, tmerr i vërtetë për elitat aktuale është një skenar i tillë: Amerika e udhëhequr nga Obama i përqendron të gjitha forcat për frenimin e Kinës, ndërsa Evropa e terrorizuar dhe e lodhur nga problemet e brendshme do ta lërë skajin e saj lindor në dispozicion të Rusisë.

0Ideja, se me Rusinë nuk mund vetëm të konfliktohet por edhe të bashkëpunohet, thjesht nuk i vjen në mendje brezit të politikanëve që u rritën në kushtet e propagandës së parreshtur anti-ruse. "Logjika" e të gjitha segmenteve të elitës politike rumune përshtatet në mënyrë të përkryer në formulën e një analisti politik vendas: "Amerika ka të drejtë madje edhe atëhere kur gabon". Çështja, se si të bashkëjetojë Rusia me shtetet që drejtohen nga njerëz me bindje të këtilla, mbetet e hapur.