Shtetas rus, i cili u ndalua në Rumani më 19 tetor, pas marrjes në pyetje u lirua me kusht që të mos largohet nga vendi, njoftoi sot Sekretari i tretë i Ambasadës ruse në Rumani Anatoli Lloshakov.

Më parë punonjësit e organeve rumune të ruajtjes së rendit patën njoftuar se 42-vjeçari rus u ndalua në bazë të dyshimit për spiunazh industrial gjatë përpjekjes për të nxjerrë jashtë vendit dokumente sekrete dhe harta të vendndodhjes së bakrit dhe metaleve të çmuara në minierat Moldova Noua dhe Suvorov, të cilat iu dhanë një grupi biznesmenësh rusë dhe rumunë nga menaxherët e kompanisë së minierave SC IPROMIN.

Sot Ministria e Punëve të Jashtme e Rumanisë nëpërmjet një note zyrtare informoi palën ruse se shtetasi rus është marrë në pyetje dhe është liruar me kusht që të mos largohet nga vendi gjatë 30 ditëve.