Bananet mund të shndërrohen në një burim të rëndësishëm ushqimi për miliona njerëz si rezultat i ngrohjes globale, thuhet në raportin e Komitetit të OKB-së për Sigurinë Ushqimore.

Sipas parashikimeve të ekspertëve, prodhimi i produkteve kryesore ushqimore, të tilla si misri, orizi dhe gruri, do të reduktohet. Bananja është e aftë të zëvendësojë një sërë produktesh kryesore ushqimore dhe do të luajë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në bujqësi me rritjen e temperaturave në planet.

0Kulturat e tjera janë gjithashtu të afta të zëvendësojnë produktet e zakonshme, në veçanti, vendin e grurit mund ta zërë manioku.