Njëzet persona u vranë në veri-perëndim të Nigerisë si rezultat i sulmit të një grupi personash të armatosur në fshatin e Kaboro. Kjo u njoftua sot nga autoritetet e provincës Zamfara, ku të martën ka ndodhur ky incident tragjik.

Dhjetra burra të armatosur bastisën disa shtëpi dhe duke u kërcënuar me armë i vodhën banorëve paratë dhe bizhuteritë. Sipas fjalëve të përfaqësuesit zyrtar të provincës, pas një grabitje të guximshme keqbërësit qëlluan me armë mbi viktimat e tyre.

Në qershor të këtij viti në provincë janë kryer sulme të ngjashme. Atëherë u vranë rreth 30 persona.