Moska po punon në mënyrë të zellshme e qëllimsynuese për t’u shndërruar në një qendër financiare botërore dhe ajo po ia arrin qëllimit. Një vlerësim i tillë është bërë sot nga gazeta londineze "The Financial Times".

"Nëse planet e udhëheqjes së lartë ruse do të zbatohen, atëherë Moska do të kthehet në një qendër financiare ndërkombëtare të barabartë me Londrën dhe Nju Jorkun, ndërsa rubla do të bëhet valutë ndërkombëtare", thekson gazeta. Në kundërshtim me deklaratat e skeptikëve, Rusia ka ecur përpara në rrugën e hapjes së tregjeve të saj", - nënvizon botimi.