Përbërja mineralogjike dhe struktura e dheut në Mars të kujton në mënyrë të habitshme tokat bazaltike, tipike për zonat vullkanike të Tokës, në veçanti, tokën e ishujve Hawaii, njoftuan shkencëtarët e NASA-s. Ky konkluzion u bë si rezultat i analizës së mostrave të dheut marsian të mbledhura nga Mars rover "Curiosity".

Përbërja minerale e dheut vërteton se sipërfaqja e Marsit në të kaluarën mund të ketë qenë e mbuluar me ujë.

0Me ndihmën e Mars rover "Curiosity" studiuesit planifikojnë të zbulojnë nëse ka patur ndonjëherë në Mars kushte të përshtatshme për favorizimin e jetës së mikrobeve.